Prizren

Burri në gjendje të dehur rrah gruan

Një burrë i dehur ka rrahur gruan e tij në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës burri ka pasur 2.13 promil alkool.

Në raport po ashtu thuhet se viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të ndalet në ndalim policor.

Rasti është duke u hetuar. Kjo ngjarje ka ndodhur dje rreth orës 19:30.