Bulliqi: Kemi rezultate shumë më të mira se në zgjedhjet e fundit komunale në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpëtim Bulliqi, ka deklaruar se në shumë vendvotime në këtë komuna Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 70 të votave.

Ai në një konferencë për media ka deklaruar se LVV është fituese në Komunën e Podujevës, me rezultat shumë më ta madh se sa rezultati i zgjedhjeve të fundit komunale në këtë komunë.

“Tashmë rezultatet e pra të cilat vijnë nga po thuajse të gjitha vendvotimet, më lejoni që në emër të aktivistëve të jua uroj të gjithë qytetarëve të Llapit fitoren. Sepse kjo fitore në radhë të parë është fitore e qytetarëve të Llapit dhe e aktivistëve”, tha Bulliqi.

“Mund të ju themi lirisht që tash fitorja në zgjedhjet nacionale në Llap është dukshëm me rezultat më të lartë se sa në zgjedhjet komunale. Në shumë vendvotime kemi fituar me mbi 70%, tha ai.