Brenda një dite 34 aksidente me dëme materiale

Gjatë 24-orëve të fundit në vend janë shënuar 34 aksidente me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin ditor se nga ky numër, një aksident është shënuar me fatalitet.

Kurse, 10 aksidente janë regjistruar me persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës se djeshme po ashtu ka shqiptuar 1489 tiketa trafiku të shqiptuara.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 10
Aksident trafiku  me dëme materiale 34
Tiketa trafiku të shqiptuara 1489
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 13
Persona në mbajtje 11
Persona në ndalim policor   0
Persona në vuajtje të dënimit 1