Ballina e romanit ‘Zogjtë e Qyqes’. Kallxo.com

Botohet romani 'Zogjtë e qyqes’ i Gani Mehmetajt

Është botuar në Tiranë nga “UETPRESS”, romani “Zogjtë e qyqes” i autorit nga Kosova, Gani Mehmetaj, fitues i edicionit të gjashtë të çmimit “Kadare”.

Romani “Zogjtë e qyqes” ka si narrator një serb, që rrëfen dashurinë, raportin, marrëdhëniet e vështira midis serbëve edhe shqiptarëve.

Përmes këtij romani, trajtohet mënyra se si serbët kanë bashkëjetuar në një vend me shqiptarët.

Romani mund të shërbejë për një subjekt filmi, është thënë nga kritikët letrar.

Shkrimtari Gani Mehmetaj është autor i rreth 25 veprave letrare, eseistike dhe publicistike.

Ballina e romanit ‘Zogjtë e Qyqes’. Kallxo.com