Katari dënon me vdekje ish-oficerët e marinës nga India

India ka thënë se po i shqyrton të gjitha opsionet ligjore pasi një gjykatë në Katar i dënoi me vdekje tetë ish-oficerë të marinës nga India, akuzat nuk dihen ende.

Raportet tregojnë qe këta tetë oficerë, të cilët kishin punuar në një kompani private në Katar, ishin arrestuar vitin e kaluar për akuza në spiunim.

As India e as Katari, nuk kanë treguar se cilat ishin akuzat specifike ndaj tyre.

Qeveria indiane, të enjten, tha se ishte “shumë e tronditur” dhe do të marrë një vendim së bashku me autoritet e Katarit.

Ministria e Punëve të Jashtme tha së ishte në pritje të një gjykimi dhe po i kushton “rëndësi të madhe këtij rasti” dhe “e ka përcjellë nga afër.”

“Ne jemi në kontakt me anëtarët e familjes dhe po ashtu me ekipin ligjor dhe jemi duke i konsideruar të gjitha opsionet ligjore” tha Ministria në një deklaratë, duke shtuar se nuk do ta komentojë rastin më shumë për “arsyet konfidenciale të zhvillimit ndaj këtij rasti”.

Miliona indianë punojnë në Gjirin e Kambhatit, ata punojnë si punëtorë gjysmë të kualifikuar dhe të pakualifikuar, me të ardhura të ulëta.

Këta punëtorë emigrantë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e ekonomisë të Gjirit të shteteve arabe, dhe gjithashtu e përbëjnë një burim të ardhurave të Indisë./BBC