Katari e akuzon Netanyahun për pengesa në ndërmjetësimin e luftës në Gaza
Shteti i Katarit e ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për pengimin e përpjekjeve të ndërmjetësimit në luftën e Gazës dhe për prioritizimin e karrierës së tij pas një regjistrimi të zbuluar në të cilën Netanyahu supozohet se dëgjohet duke e quajtur shtetin e Gjirit “problematik”.
Reagimi nga Ministria e Jashtme të Katarit përmes platformës sociale X thotë se janë të tmerruar nga vërejtjet e supozuara që i atribuohen kryeministrit izraelit në raporte të ndryshme mediatike për rolin ndërmjetësues të Katarit. Këto vërejtje nëse vërtetohen, janë të papërgjegjshme dhe shkatërruese për përpjekjet për të shpëtuar jetë të pafajshme, por nuk janë befasuese.
Nëse vërejtjet e raportuara zbulohen të vërteta, kryeministri izraelit vetëm do ta pengonte dhe minonte procesin e ndërmjetësimit, për arsye që duket se i shërbejnë karrierës së tij politike në vend që t’i jepte përparësi shpëtimit të jetëve të pafajshëm, përfshirë pengjet izraelite.
Katari, ku janë vendosur disa liderë politikë të Hamasit, ka shërbyer si ndërmjetësi kryesor midis lëvizjes që qeveris Gazën dhe zyrtarëve izraelitë në konflikt.
Në nëntor, Katari ndihmoi në sigurimin e një pauze shtatë-ditore në luftime, gjatë së cilës 110 pengje izraelite dhe të huaj u liruan nga Gaza në këmbim të 240 palestinezëve të liruar nga robëria izraelite./The Guardian
Përgatiti: Nuhi Shala