Bora nuk do ta zë në befasi Prishtinën e qeverisur nga Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjet nëse eventualisht do të ketë reshje bore sot.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se janë kontraktuar kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe do të jenë në terren.

“Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, që nga sot pasdite do të kemi ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave të përcjellura me reshje. Komuna e Prishtinës i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është shtuar se ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, “në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta”.