Bllokohet rruga Prizren- Gjakovë për dy javë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për dy javë do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në rrugën Prizren- Gjakovë, në hyrjen e qytetit të Prizrenit.

Që nga 30 nëntori deri më 15 dhjetor do të jetë kjo ndërprerje e qarkullimit.

“Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqes se madhe të punëve në trupin e rrugës ekzistuese, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vie deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në rrugën Prizren-Gjakovë (Hyrja në Qytetin e Prizrenit)  nga data 30.11.2020-15.12.2020.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Gjithashtu në njoftim Ministria e Infrastrukturës, ka kërkuar edhe mirëkuptim nga qytetarët.