Blerim Vela
Blerim Vela largohet nga pozita e shefit të stafit të presidentes
30.11.2023 - 13:22
Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë.
Kështu ka njoftuar ky institucion përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit, ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.
“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes. Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme” – thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës.
Presidenca e Kosovës nuk ka dhënë detaje tjera mbi arsyet e largimit të Velës nga kjo pozitë.