Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Blerim Isufaj merr besimin e KPK-së për ta drejtuar Prokurorinë Speciale edhe për katër vite

Blerim Isufaj është zgjedhur në detyrën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale me një mbështetje nga pjesa shumicë e anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë Speciale.

Me një rezultat prej 9 votave pro dhe një votë kundër, Isufaj u zgjodh në postin e kryeprokurorit për një mandat katër vjeçar.

Gjatë muajit nëntor pesë kandidatë për pozitat e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe asaj të Prokurorisë së Prishtinës janë intervistuar.

Kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kanë qenë prokurorët: Atdhe Dema, Blerim Isufaj, Naim Abazi dhe Valdet Gashi. Kurse kandidat për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka qenë Zejnullah Gashi.

Sipas njoftimit të KPK-së, procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Zyrës së BE-së në Kosovë, Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) dhe shoqërisë civile.