Blerim Hasani emërohet sekretar në Ministrinë e Bujqësisë

Qeveria ka marrë vendim për emërimin Blerim Hasanit në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Propozimin para kabinetit qeveritar e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Për këtë pozitë kanë aplikuar 3 kandidatë, prej të cilëve të tre kanë hyrë në listën e ngushtë. Në bazë të vlerësimit të komisionit shtetëror, Blerim Hasani është kandidati me më së shumti pikë”, tha ai.

Më herët këtë pozitë e kishte mbajtur, Kapllan Halimi i cili ishte pezulluar nga kjo detyrë nga ish-ministri, Besian Mustafa në shkurt të vitit të kaluar.

Halimi së bashku me ish-ministrin Nenad Rikallo dhe të tjerët janë duke u gjykuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

 

Gjykimi i ish ministrit Rikalo dhe të tjerëve, dëshmitarja: Kisha detyrë të caktoj takimet e grupit