FOTO: Abc News Albania

Berisha pas shkarkimit të Bashës: Ai është kufomë politike, revolucionit nuk i reziston askush

Ish kryeministri, Sali Berisha ka folur për mediat pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi Kombëtar si kryetar i PD. 

Ai para mediave e quajti Bashën “një kufomë politike” dhe tha se revolucionit nuk i reziston askush.

Berisha tha se tani vendit po i kthehet pluralizmi politik, duke quajtur votimin e sotëm si një nga ngjarjet më të veçanta në historinë e lirisë së popullit shqiptarë.

Lidhur me mundësinë e marrjes së selisë së partisë pas shkarkimit nga Kuvendi, ish kryeministri Berisha deklaroi se “do të shkojnë në momentin e parë që do të vendosin diçka të tillë”.

Me 4,446 pro dhe 36 kundër është shkarkuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Demokratët në Kuvendin e Berishës në stadiumin ‘Air Albania’ më herët kanë përfunduar procesin e votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.Abcnews