Bereta 1 milionë euroshe, kjo është pasuria e Hisen Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2023 në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Sipas AKK, Berisha ka deklaruar se ka një banesë në vlerë prej 100 mijë euro në pronësi të përbashkët dhe një shtëpi në vlerë prej 270 mijë euro në pronësi të bashkëshortes.

Ndërkaq te pasuria e luajtshme, Berisha ka deklaruar një beretë blu të luftës së UÇK-së e cila ka vlerë 1 milionë euro.

Deputeti ka treguar se ka edhe një veturë të tipit “Mercedes” në vlerë prej 18 mijë eurove dhe një tjetër të tipit “BMW” në vlerë prej 11 mijë euro.

Para të gatshme, Berisha ka deklaruar se ka 6 mijë e 830 euro.

Tek të ardhurat vjetore, ai ka deklaruar se si deputet i Kuvendit ka një pagë vjetore 21 mijë e 703 euro dhe pension vjetor 9 mijë e 288  euro.