Banorët në lagjen Kalabria protestojnë kundër pezullimit të punimeve në 'Rrugën A'

Banorë të lagjes Kalabria kanë protestuar sot kundër pezullimit të punimeve në rrugën ‘Xhim Xhema’, e njohur si ‘Rruga A’.

Me pankarta me mbishkrimet “Rruga A, qasje e re e lagjes në qytet!”, “Mos pengoni zhvillimin e qytetit”, “Rruga është zhvillimi” banorët shprehën kundërshtimin e tyre pë pezullimin e punimeve në këtë rrugë.

Qëllimi i protestës, sipas njoftimit është shprehja e qëndrimit paqësor lidhur me pezullimin e punëve në Rrugën A dhe të planit rregullativ për lagjen.

Pezullimi i punëve është bërë me vendim të Gjykatës Komerciale.