Balotazhi në Obiliq - LIVE

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Obiliqit, diskutojnë në “Debat Përnime” për balotazhin e 14 nëntorit. 

Të ftuar në emision janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Obiliq: Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliq dhe Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kandidati i IQO për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, në rundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor ka marrë 5 mijë e 975 vota apo 48,12 për qind. Kurse kandidati i LVV-së, Halil Thaçi, ka siguruar 2 mijë e 507 vota apo  20,19 për qind.

www.kallxo.com