Agim Bahtiri - Foto: Facebook

Bahtiri: Do të kandidoj për kryetar të Mitrovicës edhe 20 herë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri sot në “Imazh” të RTK-së ka folur edhe për rikandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme komunale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë se do të jetë kandidat sërish, sepse, sipas tij, këtë e kërkojnë qytetarët e Mitrovicës.

“Do të jem kandidat edhe 20 herë, sepse unë jam betuar që do të kujdesëm për qytetarët dhe për votuesit e mij. Unë kam bërë punë të mira në Mitrovicë dhe do të vazhdojë të bëjë”, ka thënë Bahtiri, duke përmendur uljen e krimit dhe kriminalitetit në këtë qytet.

Bahtiri po ashtu ka folur edhe për raportet me Amerikën, duke thënë se dallon t’i thuash jo Amerikës dhe dallon t’iu thuash jo individëve. /RTK