Ilustrim

Babai ankohet në Polici se dikush i ka dhunuar seksualisht vajzën

Një burrë është arrestuar në dyshimin se ka dhunuar seksualisht  një vajzë.

Babi i viktimës ka raportuar rastin në polici dhe viktima është dërguar në strehimore.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 12 shtator 2022, rreth orës 19:00 në Prishtinë.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës Neni 227, Dhunimi- “1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet”

“2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një

fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur

ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet”.