Avdyli për hulumtimin e BIRN: Prokuroria duhet të rrisë punën për hetimin e këtyre rasteve

Deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas publikimit të hulumtimit nga BIRN, lidhur me pagesën e 168 mijë eurove nga Ministria e Integrimit Evropian gjatë vitit 2019, për të promvovuar idenë e ‘modifikimit të kufijve’.

Avdyli në ‘Facebook’ ka shkruar se politikanët që kanë zor të madh ndodh që të shpenzojnë paratë e taksapaguesve për ‘sakatim’ të territorit dhe se prokurria duhet të merret më shumë me këto raste.

“Vetëm nga politikanët që e kanë një zor të madh personal ndodh që ti shpenzoj paratë e taksapaguesëve për lobing për sakatim të territorit të shtetit të tij. Prokuroria perveq rritjes së pagave, duhet edhe me rrit punën e saj në hetim të ketyre rasteve”, ka shkruar Avdyli.

Sot gjatë ditës BIRN publikoi një hulumtim ku në vitin 2019, taksapaguesit e Kosovës kanë alokuar shumën prej 168,000 eurosh për një kompani marrëdhëniesh me publikun të quajtur ‘Majorelle PR & Events’ me seli në Paris përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, mes tjerash, kompania ishte e ngarkuar të formësojë një mendim evropian në favor të asaj që përshkruhet si “pozicioni i Kosovës” që mbështet “modifikimin territorial” si një mjet për të arritur një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Një prej pak rezultateve konkrete të marra në këmbim të 168,000 eurove ishte një raport pesëfaqësh me një anglishte të dobët të cilën kjo kompani e kishte adresuar te Qëndrim Gashi, Ambasadori i Kosovës në Francë. Raporti është i datës 20 shtator 2019.

Paratë e taksapaguesve u përdorën për të lobuar për ndryshim të kufijve

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!