Avdullah Hoti:  Ftesa për në Shtëpinë e Bardhë ka qenë nderi i jetës time

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, para qytetarëve të Podujevës foli për ftesën të cilën e pranoi në zyrën e tij nga Amerika.

Më 4 shtator 2020 Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti ftesën për në Shtëpi të Bardhë e cilësoi nder të jetës së tij dhe LDK-së.

“Sfidë për ne ka qenë me u siguru që i kthejmë partnerët tona dhe miqtë  tanë ndërkombëtar. Pas disa jave në zyre kemi marr ftesë për Shtëpi të Bardhë dhe ka qenë nderi i jetë time edhe i LDK-së dhe i Kabinetit që ne me nënshkru një marrëveshje e cila është ndër marrëveshjet më të rëndësishme pas shpallje së pavarësisë së Kosovës”, tregoi ai.

Përveç marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ai gjithashtu foli edhe për marrëveshjen e stabilizim asocimit të nënshkruar më 2014 – 2017 në periudhën kur në Qeverisje ishte LDK, që sipas tij partia e tij ka nënshkruar marrëveshjet më të rëndësishme në vend pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Përveç marrëveshjeve të nënshkruara , Hoti theksoi se gjatë këtyre pesë muajve sa vendi është duke u ballafaquar me pandeminë e coronavirusit janë detyruar të ndërrojnë komplet sistemin e shëndetësisë dhe në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e COVID-19 morën vendim që t’i mbyllin qytetarët dhe se kësaj periudhe të pandemisë i kanë dalë me sukses të menaxhojnë.

“ E kemi përmbyllur vitin 2020 ndër vendet që e kemi menaxhuar më së miri pandeminë  që ka gjunjëzua vendet më të zhvilluara të botës” , potencoi ai.

Ndërsa sa i përketë krizës ekonomike si pasojë e përhapjes së pandemisë, kandidati për kryeministër shtoi se e kanë tejkaluar këtë krizë falë mbështetjes së dhënë me pakon  e rimëkëmbjes ekonomike për të cilët ai thotë se “kjo është vetëm puna e zakonshme që e kemi pas për obligim me bo për qytetarët dhe bizneset në vend”.

Kosova do të votoj për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt 2021.