COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

Ndërsa, nga 1,823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Tutje sipas ministrisë, sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,540.