Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet tre të dyshuar për një vjedhje që ndodhi dy ditë më parë

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia.

Në raportin ditor sqarohet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar nën dyshimet se me automjetin e tij kishte transportuar mallin e vjedhur të dy të dyshuarve, një mashkulli dhe një femre të vjedhur në një market.

Dy të dyshuarit e tjetër ishin arrestuar për vjedhjen e mallit në market.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, vozitësi i automjetit është dërguar në mbajtje ndërsa i është konfiskuar automjeti.

Në lidhje me dy të dyshuarit e tjerë, njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.