Ilustrim: Aeroporti i Prishtinës - Foto: Aeroporti

Arrestohet shtetasi shqiptar në Aeroportin e Prishtinës, prezantoi letërnjoftim francez të falsifikuar

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar, pasi dyshohet se ka prezantuar një letërnjoftim francez që dyshohet se është i falsifikuar.

Ngjarja sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dje rreth orës 19:45.

Policia ka njoftuar se dokumenti është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Tutje është treguar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.