Arrestohet për kanosje ndaj prindërve, i dyshuari pranon se kishte kryer edhe një vjedhje

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje ndaj prindërve të tij.

Rasti ka ndodhur më 8 gusht në Fushë Kosovë.

Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje në një lokal.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.