Foto: Ilustrim

Arrestohet pejani, dyshohet se rrahu të dashurën

Është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Policia njofton se viktima ka prezantuar prova për këtë rast duke pretenduar se dhuna ndaj saj ishte sistematike.

“Viktima ka prezantuar prova për këtë gjë se në mënyrë të vazhdueshme i dyshuari e mban atë në shtrëngim”, njofton Policia.

Me urdhër të Prokurorit, siç njofton Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.