Foto: Pixabay

Një grua raporton dhunë fizike nga bashkëshorti ndaj saj dhe fëmijëve të tyre, i dyshuari në kërkim

Një grua në Lipan ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre.

Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 dhjetor, rreth orës 16:50.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është futur në kërkim policor deri në arrestimin e tij.

Rasti është inicuar si dhunë në familje.