Mitrovica e Veriut, Foto: REL/RFE

Gruaja nga Mitrovica e Veriut raporton në Polici burrin për dhunë fizike

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës ka arrestuar një burrë në Mitrovicën e Veriut.

Kjo pasi ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Po ashtu, gjatë kësaj mosmarrëveshje, Policia ka njoftuar se i dyshuari kishte dëmtuar telefonin e viktimës.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur më 26 nëntor 2023 rreth orës 15:30.

Sipas raportit policor, viktima është intervistuar dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.