Dhuna në ndeshjen e hendbollit Vushtrria – Trepça, arreston dy persona

Ditë më parë ishte ndërprerë ndeshja e hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës pas sulmit ndaj këtyre të fundit.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy persona si të dyshuar për incidentin.

Sipas Policisë, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Klubi i Hendbollit Trepça përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë sulmuar nga lojtarë, tifozë madje edhe nga anëtarë të kryesisë së klubit vushtrrias.

Sipas tyre, policia ka qëndruar në rolin e shikuesit.

Dhunë në ndeshjen Vushtrria – Trepça në Hendboll – VIDEO