
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
I dehur ushtron dhunë fizike e psikike ndaj një gruaje, arrestohet i dyshuari
03.2.2023 - 10:35
Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike e dhunë psikike ndaj një gruaje.
Ngjarja që është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Prizren.
Sipas Policisë, për shkak se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit, i njëjti edhe nuk është intervistuar.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.