Policia/Ilustrim

Arrestohet pasi pengon zyrtarët policor gjatë bastisjes

Në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinës policia dje rreth orës 11:30, po kryente një bastisje.

Por, zyrtarët policor në këtë lokacion kanë arrestuar në person të dyshuar pasi që i njëjti kishte penguar ata gjatë bastisjes.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka tentuar edhe të ikë nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.