Ilustrim

Arrestohet pasi nuk respektoi vendimin e IKSHP-së për vetizolim

Një person është arrestuar nga policia pasi që i njëjti nuk kishte respektuar urdhërin e IKSHP-së për vetizolim.

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Landovinë në Komunën e Gjilanit, i dyshuari nuk ka respektuar vendimin e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik për vetizolim deri sa t’i bëhej testi për coronavirus.

Policia ka njoftuar tutje se në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.