Ilustrim

Arrestohet pasi dyshohet se i vrau qenin një gruaje

Një person është arrestuar nën dyshimet për armëmbajtje pa leje ndërsa policia ka njoftuar se i njëjti me pushkë gjuetie i kishte vrarë qenin një gruaje.

Raportimin sipas policisë e ka bërë gruaja e cila ka njoftuar se i dyshuari i kishte vrarë qenin.

Ngjarja është raportuar në fshatin Leskoc, në Komunën e Klinës gjtë ditës së djeshme.

Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjahu, për njërën posedonte leje, ndërsa për tjetrën nuk posedonte leje.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.