Foto: Ilustrim

Arrestohet një shtetas gjerman për sulm fizik ndaj një gruaje në Lipjan

Një shtetas gjerman është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar një grua të cilës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta më pas është dërguar në strehimore.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë kurse rasti është nën hetime.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:15.

“I dyshuari mashkull shtetas gjerman ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i është ofruar ndihma mjekësore dhe e njëjta më pas është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime” – thuhet në njoftimin e PK-së.