PK, police, policia, arrestim

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një person, policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një sprej.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.