Foto: Ilustrim

Arrestohet një person për pengim të zyrtarëve policor

Një person është arrestuar, pasi i njëjti ka penguar policët në kryerje të detyrës zyrtare.

Derisa policët kanë qenë duke plotësuar një tiketë për kundërvajtje ndaj të dyshuarit, i cili ka qenë në gjendje të dehur, ai i ka penguar ata të kryejnë punën.

Rasti ka ndodhur pas orës një të mbrëmjes në fshatin Babush i Muhaxherëve të Lipjanit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas Kodit Penal, Nenit 409, “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” thuhet se  “1. Kushdo që me forcë apo kanosje serioze, pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet”.