Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet një person pas të shtënave me armë në një aheng në Pejë

Është arrestuar një person pasi dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng, të dielën në Graboc të Pejës, gjatë realizimit të planit të policisë “Goditja”.

Me urdhër të prokurorit është kërkuar që të bastiset shtëpia e të dyshuarit.

Sipas Policisë, aty  janë gjetur  dhe sekuestruar një armë e llojit AK 47, tre karikatorë, 121 fishekë të kalibrit 7,62×39 mm, dy fishekë të kalibrit 7,9 mm dhe gjashtë gëzhoja me kalibër 7,62x39mm.

Pas inervistimit, i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.