
Arrestohet një person në Jarinje, policia po e interviston atë
01.10.2023 - 12:22
Një person është arrestuar sot në pikën kufitare Jarinje.
KALLXO.com mëson se i njëjti u arrestua dhe është dërguar në Stacionin Policor në Mitrovicë jug.
Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale dyshohet se është arrestuar personi, ndërsa është duke u intervistuar aktualisht.