Ilustrim

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për vrasje në tentativë

Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi që pas një mosmarrëveshje me dy persona të tjerë, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në afërsi të tyre.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë e fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur.

Me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është në proces hetimor.