Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, kanosi viktimën me thikë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka sulmuar dhe kanosur me thikë një person tjetër.

Sipas Policisë deri te ngjarja ka ardhë pasi një mosmarrëveshje mes palëve. Pas kësaj, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën dhe e ka kanosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Besa Besë” të Komunës së Fushë Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Me vendim të këtij të fundit, i dyshuari është dërguar në mbajte.