Ilustrim

Arrestohet një person i kërkuar për kanosje në Kaçanik

Policia e Kosovës ka ndaluar dhe më pas ka arrestuar një person në Kaçanik.

Sipas një komunikate për media, 36 vjeçari me inicialet SH.D, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Kanosje”  me dënim burgimi prej 8 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, Policia thotë se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.