Ilustrim

Arrestohet një person, dërgohet në vuajtje të dënimit për më shumë se 1 vit burgim

Policia kufitare në Prizren ka arrestuar një person për të cilin Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë.

I arrestuari 39 vjeçar pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej një vit e 15 ditë burgim.

Në njoftimin e Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:20 në pikën e vend kalimit kufitar në Vërmicë.

“Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren e ne bashkëpunim me policin Kufitare është realizuar ekzekutimi i  urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata ne Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.