Ilustrim

Arrestohet një burrë që dyshohet se u shkroi mesazhe ofenduese dy personave

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se që nga 28 maji ai u ka shkruar mesazhe ofenduese dy personave.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti është regjistruar në Lipjan dhe në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky rast është iniciuar si ngacmim.