Ilustrim.

Arrestohet një burrë pasi që mori djalin e tij që nuk e ka nën kujdesje

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se nuk ka përfillur urdhërin e gjykatës me të cilin është caktuar që fëmjën e tij të vogël ta merr në ditët e caktuara dhe pas katër orëve ta kthej te nëna e tij, e cila e ka fituar kujdestarinë pas divorcit.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, më 21 dhjetor 2022, rreth orës 17:30.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Ankesuja dhe i dyshuari kanë edhe tre fëmijë të tjerë të cilët janë nën përkujdesjen e babait.