Ilustrim

Arrestohet një burrë nën dyshimin se publikoi video pornografike të një vajze të mitur

Një burrë në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka publikuar video pornografike të një vajze të mitur.

Kjo ngjarje po dyshohet të ketë ndodhur në janar të këtij viti përderisa për ngjarjen policia ka njoftuar në raportin e sotëm 24-orësh.

Policia ka njoftuar se pas sigurimit të provave është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.