Ilustrim

Arrestohet një burrë në Viti, iu gjetën tri pushkë të ndryshme pa leje

Është arrestuar një burrë pasi i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike, një pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore, pa leje.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.