Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet një 26-vjeçar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në Ferizaj

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi që dyshohet se në ora 2:25 të mëngjesit ka shtënë me armë zjarri në një lokal në rrugën ” Wesley Clark” në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Ferizajt.

“Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar dhe si provë materiale ka konfiskuar një armë të zjarrit, dy fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një gëzhojë nga shkrepja” – ka thënë Veseli.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.