Arrestohet një 20-vjeçar nga Kosova në Tiranë, dyshohet për transportim të armëve - VIDEO

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë një 20-vjeçar, banues në Prishtinë, i dyshuar për transportim të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Sipas Policisë, 20-vjeçari është arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit ‘Transportuesi’ në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Të arrestuarit iu gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta e municion luftarak.

“Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”, që 20-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta, me krëhër e municion luftarak, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për t’i shitur tek persona të tjerë. Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të 20-vjeçarit”- thuhet në njoftimin e Policisë.