Arrestohet i mituri në Gjakovë, i gjendet një thikë nga stafi i shkollës
14.11.2023 - 10:09
Një i mitur është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës.
Sipas njoftimit, të njëjtit i është gjetur një thikë nga stafi i shkollës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Gjakovë.
Në njoftim thuhet se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar mjetin-thikën.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.