Arrestohet i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Është arrestuar një person pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur një qytetar tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) për të marr tretmanin e duhur mjekësor, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e djeshme.

Në vend ngjarje kanë dal njësitë përkatëse dhe kanë arritur që të konfiskojnë dy gëzhoja dhe një plumb ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë dhe një karikator me tre fishekë.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte, njofton Policia.

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë