Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një person është qëlluar me armë zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar se i dyshuari është larguar nga vendi ngjarjes.

I njëjti ka treguar se për këtë ngjarje është raportuar në Polici sonte rreth orës 22:00.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, shtoi tutje Borovci.

Ai tregoi se aktualisht është duke vijuar puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij.