Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Podujevë

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhunimin e një të miture në Podujevë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar se ka ndodhur me 18 dhjetor ndërsa i dyshuari është arrestuar më 20 dhjetor.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com dje ka raportuar se një rast i dhunimit seksual është regjistruar në dy ditët e fundit në Podujevë.

Një e mitur sipas Policisë së Kosovës ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar.

E mitura raporton se u dhunua seksualisht, i dyshuari në arrati